Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikim për vizë për Kartën e Mundësive (me qëllim kërkim pune deri në 12 muaj)

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga Ambasada  dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:
1.Formularë aplikimi për vizëNë gjermanisht ose anglisht, 1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.
2.TarifaTarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa  është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.
3.Fotografi pashaporte2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.
Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal,  me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!)
4.Pashaporta e udhëtimitMe të paktën dy faqe bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës.
5.Curriculum VitaeCurriculum Vitae i formuluar nga vetë aplikuesi, duke paraqitur në mënyrë të veçantë kualifikimin dhe eventualisht veprimtarinë profesionale të deritanishme.
6.Shkresë motivimiShkresë motivimi e formuluar nga vetë aplikuesi për kërkimin e vendit të punës të planifikuar. Që këtej duhet të jetë e qartë, se për cilat fusha dhe vende pune interesoheni, ku dëshironi të aplikoni dhe ku do të banoni. Ju lutemi të përmendni edhe njohuritë tuaja të gjuhës gjermane, të sillni dëshminë përkatëse për to dhe – nëse nuk keni njohuri të gjuhës gjermane – të argumentoni përse nuk do të jenë të nevojshme.
7.Dëshmi kualifikimi për punëtorët e kualifikuar

Diplomë e shkollës së lartë gjermane apo e një vendi tjetër e njohur nga Gjermania, apo e krahasueshme me një të tillë.

Nëse diploma juaj e shkollës së lartë është e krahasueshme me një diplomë gjermane dhe nëse shkolla e lartë përkatëse njihet si e tillë në Gjermani, këtë mund ta verifikoni në Bazën e të Dhënave ANABIN: http://anabin.kmk.org/ – duhen paraqitur të dy dokumentat.

Nëse diploma juaj e shkollës së lartë nuk është e regjistruar në këtë Bazë të Dhënash, atëherë duhet të bëni vlerësimin e diplomës suaj nga Zyra Qendrore për Arsimin me Jashtë (ZAB): https://www.kmk.org/zab/zeugnisbewertung.html

Ose formimi profesional i njohur

Informacioni rreth njohjes mund të gjendet këtu: https://www.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/fachkraefte.php

Udhëzim: Çertifikatat shqiptare duhet të jenë të pajisura me vulë apostile dhe të përkthyera në gjermanisht

8.Dëshmi kualifikimi (pavarësisht nga specialiteti, bazuar në një sistem pikësh)- Diplomë e formimit profesional, e cila njihet në shtetin ku është marrë, dhe përftimi i së cilës presupozon një kohëzgjatje arsimi profesional prej të paktën dy vitesh.
- Dëshmi e njohjes së kësaj diplome të formimit profesional përmes vërtetimit nga ZAB (Qendra për Arsimin me Jashtë) https://zab.kmk.org/de/dab (Zentralstelle für ausländisches Bildungswesen)
- Dëshmi për njohuri të mjaftueshme të gjuhës: ose të gjermanishtes në nivelin A1 ose të anglishtes në nivelin B2. Dëshmia duhet të jetë lëshuar nga një institucion gjuhësor i çertifikuar: https://tirana.diplo.de/al-de/service/visa-de/-/2439472)
- Dëshmi/vërtetim lidhur me pikët e arritura prej jush: https://www.make-it-in-germany.com/de/visum-aufenthalt/self-check-chancenkarte
9.Dëshmi për mundësi të mjaftueshme financimi të gjithë qëndrimitDëshmi e mundësive të financimit për gjithë kohëqëndrimin (shuma minimale e kërkuar 1.027,- euro/muaj, duke filluar nga 01.01.2025 € 1.091,-/muaj), ndër të tjera në formën e një deklarate garancie ose përmes derdhjes së shumës përkatëse në një llogari bankare të bllokuar. Informacioni për llogarinë bankare të bllokuar mund të gjendet këtu: https://tirana.diplo.de/al-sq/service/visa-al/sperrkonto-2682786
10.Dëshmi të një siguracioni të mjaftueshëmDëshmia për siguracionin shëndetësor duhet të lidhet për të gjithë kohëqëndrimin. Kërkesat për sigurimin shëndetësor mund t'i gjeni këtu.

Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse  në Gjermani. Në varësi të qëndrimeve të mëparëshme përgjigja mund të zgjasë disi. Ndaj lutemi që të aplikoni për vizë në kohën e duhur, sikundër edhe për për mirëkuptimin Tuaj që brenda 4 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.