Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Punësimi sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor
Punësimi pavarësisht një kualifikimi të njohur në bazë të nenit 19 c të Ligjit për qëndrim, nenit 26 Paragrafi 2 të Rregullores për punësim.
Për të hyrë në Gjermani ju nevojitet një ofertë e detyrueshme për një vend pune nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë kombëtare.
Caktimi i takimit për të parashtruar kërkesë për vizë
Ju mund ta përshpejtoni ndjeshëm procesin e vizave duke marrë pëlqimin paraprak nga Agjencia Federale e Punësimit: Për këtë qëllim, punëdhënësi juaj i ardhshëm parashtron kërkesë për pëlqimin e Agjencia Federale të Punësimit, para se të caktoni një takim për të parashtruar kërkesë për vizë. Sapo punëdhënësi juaj i ardhshëm të ketë marrë pëlqimin paraprak nga Agjencia Federale e Punësimit, me numrin e klientit nga pëlqimi paraprak (të lëshuar personalisht për ju) mund të lini një takim me ofruesin tonë zyrtar të shërbimit të jashtëm VisaMetric.
Për rezervimin e takimit tuaj do të merrni një konfirmim me e-mail nga VisaMetric. Ju lutemi kontrolloni rregullisht dosjen tuaj Spam.
Përfaqësia diplomatike nuk ndan takime të posaçme, prandaj ju lutemi përmbajuni nga parashtrimi i pyetjeve.
Pranimi i kërkesës në VisaMetric
Pranimi i kërkesave sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor bëhet në Qendrën e pranimit të VisaMetric.
Gjatë dorëzimit të kërkesës, përveç tarifës për vizë në shumë prej 75,00 € (në MKD) duhet të paguhet edhe një tarifë shërbimi në shumë prej 37,50 €. Tarifat duhet të paguhen në valutën vendore. Shumën e saktë mund ta gjeni këtu.
Aty mes tjerash mund të zgjidhni nga shërbimet e shumta për të cilat duhet të paguhet tarifë e caktuar, si kopje, fotografi për pasaportë apo dërgimin e pasaportës me postë pas përfundimit të procedurës për marrjen e vizës). Një pasqyrë të këtyre shërbimeve mund ta gjeni edhe në faqen e internetit të VisaMetric.
Në takimin e caktuar duhet t’i dorëzoni dokumentet e nevojshme dhe t’i jepni të dhënat tuajat biometrike (fotografi dhe gjurmët e gishtërinjve).
Në raste të veçanta, gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë, mund të kërkohen dokumente plotësuese që nuk janë përmendur këtu. Kërkesat e paplotësuara në tërësi ose dokumentet e paplota mund të çojnë në refuzimin e kërkesës për vizë.
Sapo të ketë një vendim përfundimtar, do të njoftoheni menjëherë nga VisaMetric. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës suaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.
Dokumentet e nevojshme për parashtrimin e kërkesës
Ju lutemi plotësojeni në tërësi me shkrim latin në kompjuter. Duhet të printohen të gjitha faqet, përfshirë kodin QR, dhe të dorëzohen në takimin e caktuar tek ofruesi zyrtar i shërbimeve VisaMetric.
Në mënyrë plotësuese, në ditën e takimin e caktuar personal tek VisaMetric do t’ju duhen edhe dokumentet e mëposhtme:
- 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
- 1 formular udhëzimi për ekzistencën e një oferte pune, të nënshkruar me dorë
- Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
- fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra.
- Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 1 fotokopje. Pasaporta duhet të ketë të paktën 2 faqe të zbrazëta. Ju lutemi ta keni parasysh se pasaporta duhet të ketë afat të vlefshmërisë të paktën 3 muaj më shumë se kohëzgjatja e vizës.
- Deklaratë për marrëdhënie pune - Agjencia Federale e Punësimit (jo më e vjetër se 6 muaj) ose dokumentin e printuar përkatës nga shërbimi elektronik i Agjencisë Federale të Punësimit për punëdhënësit
- Pëlqim paraprak të Agjencisë Federale të Punësimit.
Për parashtruesit e kërkesës, të cilët për ushtrimin e veprimtarisë së tyre duhet të drejtojnë automjete, psh. për punësim si shofer i dërgesave, korrier, drejtues buldozeri ose vinçi:
- Kopje e lejes përkatëse të drejtimit dhe vërtetim i nënshkruar nga punëdhënësi se çfarë lloj automjetesh do të drejtohen (përfshirë tonelatat) dhe ku do të drejtohen ato (në lokacionet e sipërmarrjes apo në trafikun e rregullt rrugor
Për parashtruesit e kërkesës nga 45 vjeç, në mënyrë plotësuese:
Dëshmi për mjete të mjaftueshme të sigurimit të pensionit. Dëshmia mund të paraqitet në formë të:
- Pagës minimale mujore bruto prej 4.152,50 € (2024) OSE
- Dëshmi për mjete përkatëse të sigurimit të pensionit, në origjinal dhe 1 kopje, me përkthim në gjermanisht (të drejtat nga fondi i pensionit shtetëror/privat, sigurimi jetësor e të ngjashme).
Informacione më të hollësishme për Ndihmës të infermierëve mund të gjeni këtu.
Vendimmarja
Vendimi për Kërkesat për vizë merret edhe më tej kryesisht nga Ambasada. VisaMetric dhe punonjësit e saj nuk kanë ndikim në rezultatin e procesit të kërkesës.
Në rast se zgjidhni shërbimin e dërgesës me postë, pasaporta juaj do t'ju dërgohet nga ana e VisaMetric. Në rast të miratimit të kërkesës për vizë, viza juaj e lëshuar do të jetë e ngjitur në pasaportën tuaj.
Nëse keni vendosur që pasaportën tuaj ta merrni në lokalet e VisaMetric, ata drejtpërdrejtë do t’ju kërkojnë për ta marrë pasaportën tuaj.
Në rast të refuzimit, do të merrni një e-mail nga Zyra e vizave. Pasaporta juaj edhe në këtë rast do të dërgohet tek VisaMetric.
Ju mund të bëni ankesë kundër refuzimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi ta keni parasysh se ankesën tuaj kundër një vendimi të tillë duhet ta drejtoni drejtpërdrejtë në Zyrën e vizave. Ankesa duhet të parashtrohet në ambasadë në afat prej 1 muaji pas njoftimit për refuzimin e kërkesës për vizë. Më shumë informacione.