Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Punësimi si Au-Pair (kujdestare fëmijësh) në Gjermani

Kinder Zeichnung in den Kindergarten

Kinder Zeichnung in den Kindergarten, © ColourBox

23.10.2024 -

Kush mund të punojë si Au-Pair në Gjermani?

Ju mund të punësoheni si Au-Pair në Gjermani, nëse jeni mes 18 dhe 26 vjeç. Punësim si Au-Pair duhet të bëhet për një periudhë prej së paku gjashtë muaj dhe më së shumti një vit. Vazhdimi, apo ushtrimi i një veprimtarie tjetër si Au-Pair përtej periudhës prej një viti nuk është i mundur.

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Ju lutemi që fillimisht të kompletoni të gjitha dokumentet për aplikacionin për vizë dhe më pas në kategorinë përkatëse përmes sistemit të termineve të rezervoni një termin (jo përmes telefonit mobil) për paraqitje personale në zyrën e vizave. Terminet për parashtrim të kërkesës për vizë me qëllim marrjen e lejeqëndrimit si Au-Pair, si rregull janë në dispozicion brenda një afati të shkurtër.

Dorëzimi personal i aplikacionit: Dokumentet e nevojshme

Ju lutemi të përpiloni një aplikacion elektronik për vizë, ta shtypni atë dhe ta sillni ato me vete në termin në ambasadë.

Përveç kësaj, në ditën e paraqitjes tuaj personal për aplikim në zyrën e vizave, nga ju na nevojiten dokumentet në vijim:

Ju lutem vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura!

  • 2 fotografi pasaporte biometrike ( jo më të vjetra se gjashtë muaj )
  • Pasaporta (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa e vizës në lartësi 75 EUR, para në dorë, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
  • Certifikata e vendbanimit (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Kontrata mbi punësimin si Au-pair në mes të palëve (familja nikoqire dhe Au-pair) e nënshkruar, me të gjitha të dhënat e nevojshme, veçanërisht:
    • Emërtimin e saktë të palëve kontraktuese
    • Numrin dhe moshën e fëmijëve për përkujdesje
    • Fillimin dhe përfundimin e marrëveshjes
    • Detyrimet e përgjithshme të prindërve nikoqirë dhe Au-pair
    • Dakordimin rreth parave të xhepit prej së paku 280€ në muaj,
    • Detyrimi i prindërve pritës për të mbështetur pjesëmarrjen në kurse të gjuhës gjermane me 70 euro në muaj,
    • Detyrimi i prindërve pritës për të siguruar Au-pair me shpenzimet e tyre në rast sëmundjeje, shtatzënie dhe lindjeje si dhe aksidente
    • Marrëveshje për orarin e punës (maksimumi 6 orë në ditë dhe 30 orë në javë, të paktën 1.5 ditë pushim në javë, të paktën 2 ditë pune pushime në muaj)
  • Kopje të pasaportës së udhëtimit, ose letërnjoftimeve të prindërve nikoqirë
  • Dëshmi mbi njohuritë fillestare të gjuhës gjermane (Niveli A1 i Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët)
  • Letër motivimi e nënshkruar me dorë të vetë, ( me detaje të pritshmërive që lidhen me qëndrimin e planifikuar dhe përfitimet e pritshme profesionale dhe personale, si dhe planet e ardhshme )
  • Jetëshkrim në formë tabelare
  • Pyetësori Au-Pair për prindërit nikoqirë
  • Dëshmi sigurimi që mbulon sëmundjen, shtatzëninë, lindjen dhe aksidentin
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune

Ju lutem vini re: Përtej dokumentete të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Nëse keni një kontratë nga një agjenci RAL e çertifikuar për Au-Pair, si rregull mjafton që ajo të sillet në një kopje, e skanuar, apo e dërguar me fax.

Agjencia Federale e Punës e ka publikuar një mostër të kontratës, pyetsorin për Au-Pair për prindërit nikoqirë dhe informacione të tjera për punësim si Au-Pair.

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane, në kohën e procesimit të të cilave ambasada nuk ka kurfarë ndikimi. Tek pas marrjes së përgjigjeve nga Gjermania, mund të pasojë shqyrtimi përfundimtar dhe vendimi nga ana e ambasadës. Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej disa javëve deri në tre muaj. Prandaj ju lutemi që në tre muajt e parë pas dorëzimit personal të aplikacionit mundësisht të përmbaheni nga pyetjet rreth statusit të aplikacionit tuaj.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de