Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Fillim i punësimit sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor

Architekt und Polier mit Plan auf der Baustelle

Arbeiten in Deutschland, © colourbox.de

13.12.2024 -

Çka është Rregullorja për Ballkanin Perëndimor?
 

Më 1 janar 2021 në Gjermani ka hyrë në fuqi rregullorja vijuese e të ahstuquajturës "Rregullore për Ballkanin Perëndimor (§ 26 paragrafi 2 Urdhëresa për Punësim). Përmes kësaj rregulloreje Qeveria Federale shtetasve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ka krijuar qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës. Kjo vazhdon të mbetet e vlefshme për çdo lloj vendi pune - pavarësisht kualifikimit të njohur.
 

Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë ju duhet një të keni një ofertë detyruese pune nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë nacionale. Për vendin e lirë të punës nuk duhet të ketë në dispozicion kandidatë të privilegjuar. Kandidatët e privilegjuar janë punëkërkuesit gjermanë, ose shtetasit e BE-së. Për më tepër, paga dhe kushtet e punësimit nuk duhet të jenë më pak të favorshme, se ato tek një punëdhënës tjetër i krahasueshëm në Gjermani.
 

Nëse keni gjetur një vend pune të përshtatshëm, atëhere kërkoni nga punëdhënësi një ofertë detyruese në formë të Deklaratës së punësimit ("Erklärung zum Beschäftigunsverhältnis").
 

Caktimi i terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë 
 

Nga 1 qershori 2024, ju mund ta përshpejtoni ndjeshëm procesin e vizave duke marrë miratimin paraprak: Për ta bërë këtë, punëdhënësi juaj i ardhshëm do të aplikojë për miratim në Agjencinë Federale të Punësimit, para se të bëni një termin për të aplikuar për një vizë. Sapo punëdhënësi juaj i ardhshëm të ketë marrë miratimin paraprak nga Agjencia Federale e Punësimit, ju mund të caktoni nje termin dhe të aplikoni për vizë duke paraqitur miratimin tuaj paraprak. Kjo eliminon procesin e shortit/lotarisë dhe brenda pak javësh do të merrni një termin.
 

Parashtrimi i kërkesës për vizë: Dokumentacioni i kërkuar
 

Ju lutemi të plotësoni aplikacionin për vizë në kompjuter, printojeni atë dhe sillni me vete në terminin tuaj te shërbyesi zyrtar VisaMetric.
 

Për më tepër, në ditën e parashtrimit të kërkesës ju duhet të dorëzoni në VisaMetric dokumentet vijuese:
 

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet jogjermane duhet të përkthehen në gjermanisht. Dokumentet nuk duhet të jenë të kapura. Nëse nuk përcaktohet ndryshe për dokumentet individuale, kopjet janë të mjaftueshme.
 

  • 2 fotografi biometrike në format të pasaportës (jo më të vjetra se gjashtë muaj) Kërkohet origjinali
  • Tarifa në vlerë prej 75 euro në para të gatshme, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
  • Pasaportën (me validitet për të paktën nëntë muaj) Kërkohet origjinali ( + nje kopje )
  • Paraaprovimi nga enti federal i punësimit (kopja e mjaftueshme)
  • Formularin Deklaratë për punësim ("Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis"), (jo më i vjetër se 6 muaj): i plotësuar plotësisht (çdo pikë) dhe i nënshkruar nga punëdhënësi, vetëm kontrata e punës nuk mjafton. 
    • Përndryshe, mund të paraqitet printimi përkatës nga shërbimi elektronik i punëdhënësit të Agjencisë Federale të Punësimit.
  • Sigurimin shëndetësor të udhëtimit (INCOMING): "Origjinali për ambasadën" i nevojshëm
    • me validitet deri në 6 muaj brenda një viti
    • të vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune
  • Për aplikantët që do të drejtojnë automjete për të kryer punën e tyre, p.sh. për punësim si shofer dërgues, korrier, shofer ekskavatori ose shofer vinçi: kopje e patentës përkatëse të drejtimit dhe konfirmimi i nënshkruar nga punëdhënësi që tregon se çfarë lloje automjetesh do të drejtohen (përfshirë numrin e tonëve) dhe ku do të drejtohen (lokacionet e kompanisë ose trafiku i rregullt rrugor)
  • për aplikantët që do të punojnë në sektorin e shëndetësisë ose kujdesit (p.sh. si ndihmës infermiere, asistente infermiere, kujdesi për të moshuar, etj.), kërkohet një certifikatë gjuhësore të paktën në nivelin B1; Ju lutemi vini re gjithashtu informacionin mbi certifikatat/shkollat ​​e gjuhës të njohura nga ne në artikullin Vizat Nacionale
  • Vërejtje për aplikuesit nga mosha 45-vjeçare:
    • Dëshmi për sigurimin e mjaftueshëm të pensionit
      • dëshmia ofrohet përmes:
        • dëshmia e pagës - paga duhet të jetë së paku 55 përqind nga pragu vjetor i të ardhurave për sigurimin e përgjithshëm pensional, ( shiko shpenzimet e mjeteve të jetesës në gjermani ) ose:
        • sigurimi adekuat i pensionit
          • Dëshmia e të drejtave të fituara tashmë nga pensioni privat ose shtetëror ose sigurimi i jetës (Shënim: Vërtetimi i të drejtave pensionale (Trusti) të fituara në Kosovë nuk mund të merret parasysh. Nëse tashmë keni punuar në një shtet tjetër, mund të jepni gjithashtu dëshmi për të drejtat e pensionit e fituar atje. Për ta bërë këtë, kërkohet një konfirmim aktual nga institucioni përkatës i pensionit, i cili përcakton qartë të drejtat e pensionit të fituar.) ose
          • Pronësia e pasurisë së paluajtshme, e vërtetuar me një ekstrakt kadastral të lëshuar në emrin tuaj dhe me një “Certifikatë të vlerës së vlerësuar” ose
          • pasuri të tjera (dëshmia në origjinal + një kopje dhe, nëse është e nevojshme, kërkohet përkthim)

Ju lutem vini re: Përvec dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.
 

Kohëzgjatja e shqyrtimit pas parashtrimit të kërkesës për vizë
 

Kohëzgjatja e shqyrtimit dallon për secilin rast - pasi në procedurën e shqyrtimit, si rregull, duhet të përfshihen autoritetet e brendshme gjermane, në kohëzgjatjen e përpunimit të të cilave ambasada nuk mund të ndikojë. Vetëm pas kthimit të përgjigjes nga Gjermania ambasada mund të bëjë shqyrtimin përfundimtar dhe të merr një vendim. Koha e shqyrtimit në të shumtën e rasteve mund të zgjatë nga disa javë deri në muaj. Nëse personi ka qëndruar më parë për një periudhë më të gjatë në Gjermani, atëherë kohëzgjatja e shqyrtimit mund të jetë më e gjatë. Ju lutemi në 3 muajt e parë të përmbaheni nga pyetjet rreth shqyrtimit të kërkesës tuaj.
 

Kthimi i dokumenteve
 

Pas përfundimit të përpunimit të aplikacionit, ambasada e kthen në VisaMetric pasaporten tuaj në një zarf të mbyllur dhe pastaj VisaMetric organizon dërgimin tek ju. Stafi i VisaMetric nuk ka mundësi të shikoj se a është vendosur pozitiv apo negativ për aplikacionin tuaj. 

Nëse keni pyetje në lidhje me kthimin e pasaportes tuaj dhe dokumenteve origjinale, ju lutem i drejtoheni direkt VisaMetric.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de