Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Vizë për studime

Aerial view of lecture theatre with students

Studying in Germany, lecture theatre, © Colourbox

14.03.2023 -

Udhëzime të përgjithshme

Si nënshtetas shqiptarë, ju keni nevojë për një vizë, nëse qëllimi juaj është të studjoni në Gjermani, për një periudhë më të gjatë se 90 ditë. Viza ju lejon të hyni në shtetin gjerman dhe nëse plotësohen të gjitha kërkesat në Gjermani ajo pasohet nga leja e qëndrimit që korrespondon me qëllimin e qëndrimit tuaj atje.

Marrja e lejes së qëndrimit direkt në Gjermani nuk është e mundur.

Tek kategoria e Studimit bëjnë pjesë:

  • Formim profesional
  • Vit vullnetar social
  • Praktikë nga 6 muaj ose hospitimi
  • Frekuentimi i shkollës
  • Kurse gjuhe nga 6 muaj
  • Studim

Ju lutemi, merrni parasysh kriteret në fletët tona informuese mbi njohuritë e gjuhës që kërkohen. Për aplikimin do të pranohen vetëm çertifikata gjuhe të njohura.

Dhënia e takimit

Ju lutemi, regjistrohuni në sistemin e dhënies së takimeve me qëllim që t‘ju caktohet një takim për të aplikuar për vizë. Studentët, të cilët kanë një fletë pranimi të vlefshme nga një universitet gjerman, janë të lutur të rezervojnë direkt një takim në sistemin tonë. Informacionet për kohën e pritjes i gjeni këtu.

Formularët e aplikimit

Ju lutemi, sillni me vete në sektorin e vizave ditën e aplikimit, formularët e aplikimit të plotësuar si dhe deklaratën shtesë.

Formulari i aplikimit

Deklarata shtesë

Procedura e aplikimit

Në aplikimet për vizë me qëllime studimi, ambasada pranon vetëm aplikimet që plotësojnë dokumentacionin e plotë. Personat, të cilët ditën e takimit nuk paraqesin në sektorin e vizave të gjitha dokumentat e kërkuara nga ne dhe të listuara në fletën informuese, nuk do të pranohen dhe duhet të regjistrohen për një takim të ri.

Informacione më të detajuara për procedurën e aplikimit dhe kohëzgjatjen e përpunimit të dosjes i gjeni këtu.

Ju lutemi, kurseni pyetjet për gjendjen e aplikimit tuaj në 12 javët e para të aplikimit, pasi kohëzgjatja e përpunimit të dosjes shkon deri në 3 muaj.

Fletë informuese për vizë me qëllime studimi

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Aplikimet e plotësuara në mënyrë të mangët apo dokumentacioni i paplotë mund të…

Aplikim për vizë me qëllim formim profesional

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…

Aplikim për vizë me qëllim shërbim vullnetar

Ju lutemi, të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuji saktësisht udhëzimet. Aplikimet e plotësuara në mënyrë të mangët apo dokumentacioni i paplotë mund të…

Aplikimi për vizë me qëllim praktike ose hospitimi

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…

Aplikim për vizë me qëllim frekuentim shkolle / shkëmbim nxënësish në Gjermani

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…

Aplikim për vizë me qëllim pjesëmarrjen në një kurs gjuhe

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…

Aplikim për vizë me qëllim studimesh në Gjermani (për aplikantë studimesh universitare, studentë, doktorantë, studentë të PhD dhe kurse gjuhe përgatitore për studime)

Gjatë aplikimit për vizë për një tërësi qëllimesh të ndryshme (ndër të tjera për tëheqjen e bashkëshortit/es, të fëmijës nisur nga 16 vjec, punësim në profesione të mjekësisë, Au-Pair) aplikuesit duhet…

Dëshmi për njohuri gjuhësore në rast aplikimi për vizë

Në momentin e lëshimit të vizës kombëtare është e mjaftueshme të paraqitet dëshmia e një siguracioni shëndetësor gjatë udhëtimit sipas kritereve të mëposhtme të Schengen-it: Polica e sigurisë duhet të…

Dëshmi për siguracion shëndetësor të mjaftueshëm në rast vizash kombëtare

Në kuadër të procesit të vizës ju duhet të dëshmoni se mund të financoni shpenzimet e jetesës tuaj në Gjermani. Një mundësi për ta kryer këtë është llogaria e bllokuar.

Hapja e një llogarie të bllokuar