Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikim për vizë me qëllim studimesh në Gjermani (për aplikantë studimesh universitare, studentë, doktorantë, studentë të PhD dhe kurse gjuhe përgatitore për studime)

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga Ambasada  dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:
1.Formularë aplikimi për vizë1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.
2.TarifaTarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa  është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.
3.Fotografi pashaporte2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.
Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal,  me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!)
4.Pashaporta e udhëtimit

Të paktën dy fletë bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës.

Si rregull pasaporta juaj qëndron gjatë kohës së rregullt të aplikimit 2 deri në 4 javë në sektorin e vizave.  Në rast se gjatë kësaj periudhe ju duhet, atëherë lajmëroni në momentin e aplikimit.

5.

Njoftimi i pranimit

Ose

Konfirmimi i aplikimit

Ose

Regjistrimi në kursin përgatitor të gjuhës

Njoftimi i pranimit nga një shkollë e lartë në Gjermani në origjinal

O s e

Dëshmi në origjinal e konfirmimit të aplikimit nga një shkollë e lartë në Gjermani

O s e

Dëshmi në origjinal e regjistrimit në një kurs gjuhe përgatitor për studime universitare (pra me qëllimin e dhënies së provimit të gjermanishtes si gjuhë e huaj apo për pranim në shkollën e lartë DSH/DaF)

6Dëshmi e gjuhës gjermane/angleze

Dëshmi për përvetësimin e suksesshëm të njohurive të gjuhës gjermane minimalisht në nivelin B2 sipas Kuadrit Evropian të Referencave GER, i cili në varësi të degës së studimeve mund të kërkohet edhe më i lartë. Në rast studimi në gjuhën angleze duhet të dëshmohen njohuritë e mjaftueshme të anglishtes në nivel B2.

Kujdes: Lutemi të mbani në konsideratë që mund të pranohen vetëm çertifikata nga institute gjuhësore të njohura ndërkombëtarisht!

7.Dëftesa e maturës resp. Dëshmi për diplomën më të lartë arsimore (Bachelor / master/ PfD)

Vërtetimi të drejtës për të vazhduar studimet e larta (diplomë, librezë studenti ose vërtetim i përfundimit të shkollës)

çertifikatat shqiptare duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht dhe të kenë vulë apostile

8.Dëshmi e financimit

Vërtetim për mundësi financimi prej të paktën 992 euro në muaj për një vit (11.904 Euro) depozituar paraprakisht. Mundësitë janë:

  • hapja e një llogarie bankare të bllokuar (Sperrkonto)
  • Përmes një burse – njoftimi i dhënies së bursës duhet të jetë në origjinal

ose

  • Një deklaratë garancie sipas §§66-68 të Ligjit për të Huajt, në të cilën një person i tretë merr përsipër me shkrim kostot përkatëse (pranë Zyrave të të Huajve në Gjermani mund të gjenden formularët e deklaratave të tilla të garancisë).
9.Shkresë motivimi nënshkruar nga vetë personiPërshkruani ju lutem konkretisht, pse dëshironi të studioni në Gjermani, si e keni përzgjedhur degën tuaj të studimeve dhe çfarë ju shtyu të zgjidhnit universitetin përkatës. Çfarë dëshironi të bëni pas përfundimit të studimeve?
10.JetëshkrimLutemi, informoni se si ka qenë vijimësia juaj shkollore dhe profesionale
11.

Siguracion i mjaftueshëm shëndeti

Për hyrjen në Gjermani nevojitet të paraqitet një siguracion udhëtimi që mbulon një shumë prej min. 30.000 eurosh. Rekomandohet lidhja e një siguracioni shëndetësor për studentë për të gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit, ose sigurimi pranë një agjencie gjermane siguracionesh shëndetësore - dëshmia përkatëse do të duhet të paraqitet pranë zyrës së të huajve pas hyrjes në Gjermani.
12.MinorenëtNë rastin e minorenëve nevojitet edhe certifikata e tyre e lindjes (çertifikatë në shqip me vulën apostile dhe përkthimin në gjuhën gjermane) dhe një deklaratë e noterizuar e dakordësisë së prindërve/kujdestarit ligjor për largimin e fëmijës me qëllim studimesh. Në deklaratën noteriale duhet të cilësohet se kush do të marrë kujdestarinë gjatë qëndrimit në Gjermani.

Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse  në Gjermani. Në varësi të qëndrimeve të mëparëshme përgjigja mund të zgjasë disi. Ndaj lutemi që të aplikoni për vizë në kohën e duhur, sikundër edhe për për mirëkuptimin Tuaj që brenda 4 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.