Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Aplikimi për vizë për mjek dhe farmacistë (JO: Hospitim)
Ju lutemi, lexojeni me kujdes këtë fletë informuese dhe formularin e aplikimit dhe ndiqni me përpikmëri udhëzimet.
Dokumenta shtesë, të cilat nuk janë përmendur më sipër, mund t’ju kërkohen nga ambasada ditën e aplikimit ose gjatë procesit të pajisjes me vizë..
Aplikimet e plotësuara në mënyrë të mangët apo dokumentacioni i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.
Të tre kategorive të sipërpërmendura, ju nevojitet për aplikim dokumentacioni në formën e përshkruar si më poshtë: | ||
1. | Formularë aplikimi për vizë kombëtare | 1 copë, në gjermanisht ose anglisht, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht. |
2. | Tarifa | Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit. |
3. | Fotografi pasaporte | 2 fotografi biometrike (pasaporte), jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, permasat 45 X 35 mm |
4. | Udhëzim sipas §18 kreu 2 pika 4a të Ligjit për të Huajt | udhëzimin mund ta gjeni këtu |
Sipas kategorisë do të kërkohën dokumentat e mëposhtme:
OSE
Mjekë/ Farmacistë që kanë lejen e ushtrimit të profesionit (Berufserlaubnis) ose garanci për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit (Zusicherung), ose (sapo kanë kaluar provimin e gjuhës në nivel profesional- Fachsprachprüfung) Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal dhe me 1 kopje, në momentin e aplikimit | ||
5. | Ofertë konkrete e një vendi pune ose kontratë pune e nënshkruar | Me të dhëna mbi:
|
6. | Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni ose një dokument përkatës të leshuar nga shërbimet elektronike të punëdhënësit nga agjencia federale e punës | Deklaratën e gjeni këtu. Kjo deklaratë është e detyrueshme që prej 1 prill 2020 për të gjitha fushat e punësimit Dorëzimi i 1 kopje është i mjaftueshëm |
7. | Leja për ushtrimin e profesionit (Berufserlaubnis) | Lejen e ushtrimit të profesionit (Berufserlaubnis) ose garancinë për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit (Zusicherung), (pasi është kaluar me sukses provimi për nivelin profesional të gjuhës - Fachsprachprüfung) |
8. | Certifikatë e njohur për nivelin e gjermanishtes/ vërtetim që keni kaluar me sukses provimin per nivelin profesional te gjuhës. (Fachsprachprüfung) | Njohuri të gjuhës gjermane Niveli C 1 Mjekësi sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGJ) ose vërtetim zyrtar që keni kaluar me sukses provimin për nivelin profesional të gjuhës (Fachsprachprüfung). |
OSE
Mjekë/ Farmacistë, të cilët duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë me qëllim pjesëmarrjen në provimin e gjuhës (Fachsprachprüfung), eventualisht në kurs parapërgatitor Dokumentet e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal dhe në 1 kopje, në momentin e aplikimit | ||
5. | Garancinë për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit (Zusicherung) | Garancia përmarrjen e lejes së ushtrimit të profesionit me kushtin që provimi i gjuhës për nivelin profesional të kalojë me sukses. |
6. | Certifikatë e njohur për nivelin e gjermanishtes | Njohuri të gjuhës gjermane Niveli B 2 sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGJ) |
7. | Vërtetim të regjistrimit për provimin e gjuhës në nivel profesional ose regjistrimin në një kurs parapërgatitor | Shkresë, në të cilën vërtetohet regjistrimi juaj në provimin e gjuhës (Fachsprachprüfung), (në varësi të lëshimit të vizës), ose ne te cilen konfirmohet data e provimit të gjuhës në nivel profesional, ose regjistrimin në një kurs parapërgatitor për provimin e gjuhës, me të dhënat e sakta për kohëzgjatjen e kursit të planifkuar. |
8. | Dëshmi financiare | Llogari bankare aktuale me shumën prej të pakten 3.084€ (3 x 1.028€) |
9. | Eventualisht, kontratë pune ose oferte për vend pune | Nëse keni një ofertë pune ose keni nënshkuar një kontratë pune me të dhënat mbi:
|
Në rastin e aplikimit për vizë, Ambasada duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse në Gjermani (perjashtim bëhet në rast se keni lejen e ushtrimit të profesionit - Berufserlaubnis). Si rregull, procedura zgjat 8-12 javë, në raste të veçanta edhe më gjatë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, pasi në 8 javët e para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’Ju japim përgjigje pyetjeve Tuaja lidhur me stadin aktual të procedurës.
Pavarësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit tuaj të planifikuar në Gjermani, si rregull, viza do të lëshohet me një vlefshmëri prej 3 muajsh. Ju lutemi udhëtoni drejt Gjermanisë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kontaktoni autoritetin e imigracionit përgjegjës për ju, i cili do t'ju zgjasë lejen e qëndrimit dhe më pas do të jetë kontakti juaj kompetent për të gjitha pyetjet në lidhje me ligjin e imigracionit.
Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre